Bylbyl Sokoli në bisedime me skuadrën e Vala Superligës

Pas një viti pauz, Bylbyl Sokoli mund t’i kthehet elitës së futbollit kosovar. Trajneri i njohur është në bisedime me Feronikelin.

Gazetasheshi.com merr vesh se Sokoli ka parashtruar kushtet e tij dhe gjasat janë maksimale që ai të marrë drejtimin e ish-kampionit të Kosovës edicionin e ri.

Sokoli do ta zëvendësonte Afrim Tovërlanin që ‘Niklit’ i solli titullin e kampionit.