Bunjaku injoron keq kritikët e Kosovës

Ditët e fundit është kritikuar me të madhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku.

Kritikat kanë ardhur pas rezultateve të arritura të Kosovës në fushatën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Bunjaku në një intervistë për emisionin 2 me 1 në RTV 21 ka deklaruar se po e kritikojnë disa njerëz pa të drejt. “Po kritikojnë disa që kanë qenë kundër Kosovës edhe kur jemi pranuar për ndeshje miqësore. Disa kritika nga disa njerëz i lexojë me shumë vëmendje, por jo të gjitha. Mos të harrojmë se jemi Përfaqësuese e re”, ka thënë Albert Bunjaku.

Ndryshe, Kosova në gjashtë ndeshjet e zhvilluara nuk ka rritur që të tubojë më shumë se një pikë.