A është ky sulmi më i frikshëm në Superligën e Kosovës? (FOTO)

Drita është njëri ndër ekipet më aktive në këtë afat kalimtar. Bardh e kaltërit kanë rinovuar me një pjesë bukur të madhe të skuadrës, derisa kanë afruar edhe dy sulmuesit e rrezikshëm Astrit Fazliun dhe Xhevdet Shabanin, shkruan Gazetasheshi.com.

Me ardhjen e Fazliut nga Flamurtari i Vlorës dhe Shabanit nga Besa e Pejës, Drita formon një “trio” mjaft të rrezikshme të sulmit, duke marrë parasysh edhe rinovimin e sulmuesit tjetër Përparim Livoreka.

Fotografia e Drita FC
Trajnerit Milaim Zuzaku i mbetet të mendojë vetëm për repartet tjera, pasi atë të sulmit e ka të garantuar.

Fotografia e Drita FCNuk dihet nëse bardh e kaltërit do të bëjnë zyrtarizime tjera në repartin ofansiv, por me këtë treshe dhe futbollistët e tjerë që ka të talentuar brenda skuadrës si Leutrim Kryeziu dhe Bergin Maliqi duket se të tjerët janë të panevojshëm.

Fotografia e Drita FC
Mbetet për tu parë se sa do të funksionojë ‘trinomi’ “Rrapa-Astro-Livo”!

/Gazeta Sheshi/