Vllaznia paralajmëron përforcime të mëdha

Pas marrëveshjes me trajnerin shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Faruk Pogragja, Vllaznia e Pozheranit planifikon përforcime të mëdha për edicionin e ri të Vala Superligës.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të klubit të promovuar në elitë.

Ndërkohë, edhe një postim i fundit në faqen e klubit lë të kuptohet se ditë të mira po e presin Vllazninë.