Të mërkurën merret vendimi për Albert Bunjakin!

Humbja kundër Turqisë me rezultat 4-1 ja ka lëkundur pozicionin e Albert Bunjakit te Kosova, shkruan indeksonline.

Pesë humbje radhazi dhe fakti që shumë lojtar kanë dalë të pakënaqur me trajnerin, ka bërë që Federata të mendoj për pozicionin ndaj Albert Bunjakit.

Bordi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, të mërkurën do të vendos për të ardhmen e selektorit kosovar.

Gjasat janë që të shkarkohet menjëherë, ose të paktën deri në fund të kualifikimeve, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje.