Shikoni si e kanë turpëruar Donnarumman tifozët

Kanë filluar hakmarrjet për portierin Gianluigi Donnarumma.

18 vjeçari që ndodhet me Italinë U21 në Kampionatin Evropian në Poloni, është vënë në siklet nga tifozët.

Disa tifozë në ndeshjes mes Danimarkës dhe Italisë, i kanë hedhur disa letra me dukje si të monedhave te porta Donnarummas, pas njoftimit për largim të këtij të fundit nga Milani.

Donnarumma ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Milanin, lajm ky i bërë i ditur ditë më parë nga skuadra rossonere.

Pasojat e këtij vendimi ka filluar t’i paguajë Donnarumma.