Përforcohet Vllaznia, transferon futbollistin e Dritës (FOTO)

Paralajmërimet e Vllaznisë së Pozhoranit për përforcime kanë filluar të kenë rezultatet e para. Transferi i parë i skuadrës së promovuar në elitë është futbollisti që edicionin e fundit luajti te Drita, Alban Rexhepi, merr vesh Gazetasheshi.com.

Rexhepi pati hapësirë të konsiderueshme kampionatin e fundit me Dritën, por ai ka vendosur që kontributin e tij në edicionin e ri ta japë për Vllazninë.

Ndryshe, kjo skuadër ka paralajmëruar përforcime të mëdha, veçmas pas marrëveshjes me menagjerin, Faruk Pogragja.

Fotografia e Alban Rexhepi