Nesër finalet e ‘play-offit’, luhen super-ndeshje

Pas ndeshjeve gjysmëfinale të ‘Play-offit’ në nivel nacional për grupmoshat e reja të zhvilluara në fushën e Ramiz Sadikut U-13, Kizhnicë U-15 dhe në Arbëri U-17, janë bërë të ditura skuadrat finaliste që do të luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës për edicionin e garave 2016/2017.
Në këto gara 2 Korriku i Prishtinës me tri grupmoshat gjendet në finale, kurse Ramiz Sadiku, Trepça ’89 dhe Kurda po ashtu kanë siguruar finalen.
Kësaj radhe, do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë te kadetët, pasi tri skuadrat e para do të inkuadrohen në Superligën e kadetëve. 2 Korriku dhe Kurda e kanë siguruar një pozitë, teksa për një vend luftojnë Flamurtari dhe El Clasico, shkruan Gazeta Sheshi.
U-13: Stadiumi i Ramiz Sadikut në Prishtinë
Gjysmëfinalet:
Vitia-Ramiz Sadiku 1:5
2 Korriku-Winner 4:0
U-15: Kizhincë
Gjysmëfinalet:
Lushta-Trepça ’89 0:1
2 Korriku-New Star 4:0
U-17: Fusha e 2 Korrikut në Arbëri
Gjysmëfinalet:
Flamurtari-2 Korriku 1:2
El Clasico-Kurda 0:4
E hënë, 19 qershor- Stadiumi i Ramiz Sadikut në Prishtinë
Ndeshjet finale:
U-13:Ramiz Sadiku-2 Korriku/10,00
U-15:Trepça 89-2 Korriku/12,00
U-17:2 Korriku-Kurda/14,00
U-17: El Clasico – Flamurtari/16,00 (ndeshje për vendin e tretë)