Drilon Musaj kalon te Bursaspor në Turqi

Ish-anëtari i Trepçës ’89 dhe së fundi Laçit të Shqipërisë, Drilon Musaj, mund të konsiderohet anëtari më i ri skuadrës së njohur turke, Bursaspor. Tash e gati dy javë Driloni së bashku me babain e tij, Bashkimin dhe menaxherët, Astrit Shuperka dhe Jetmir Salihi, po qëndrojnë në Turqi për të negociuar me klubin turk, i cili të shtunën emeroi trajner të famshmin, strategun francez, Paul Le Guen, shkruan Korneri.net.

Zyrtarët e lartë të Bursasporit, e mbi të gjitha kryetari i klubit Ali Ay, e kanë dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Drilonit, dhe gjatë ditës së hënë do të finalizohen të gjitha detajet apo më saktë çështjet burokratike.

Drilon Musaj do të nënshkruajë kontratë 1+2, ndërsa në rast se e dëshmon vetën, atëherë automatikisht do të luajë edhe për dy vite te tjera.

Fotografia e Drilon Musaj