Arrihet marrëveshja, katër përforcime te Vllaznia (FOTO)

Vllaznia nuk e ka ndërmend që të jetë ‘turiste’ në Vala Superligë. Pas marrëveshjes fillestare me menagjerin ndërkombëtar, Faruk Pogragja, së fundmi është arritur edhe një ujdi tjetër.

Klubi dhe Pogragja janë akorduar që Vllaznisë së Pozheranit t’i bashkohen katër transfere ndërkombetare, njofton faqja e klubit.

Prurjet e reja pritet të ndodhin shumë shpejt, derisa paralajmërohen edhe risi tjera. Gazetasheshi.com pak më parë raportoi edhe për përforcimin e parë të pozheranasve, Alban Rexhepin, i cili vjen nga Drita.

Fotografia e Kf Vllaznia Pozheran