Donnarumma tronditë Milanin

Lajm shumë i keq për Milanin në afatin kalimtar.

Portieri Gigio Donnarumma, ka vendosur të mos nënshkruajë me kuqezinjtë.

Marrëveshja ka dështuar në takimin e agjentit të portierit, Mino Raiola me drejtuesit e Milanit.

Edhe pse kishte në tavolinë një ofertë prej katër milionë eurosh në sezon, Raiola e refuzoi atë.

Donnarumma po kërkohet nga shumë klube të njohura evropiane.