Një super-futbollist i bashkohet Prishtinës

Nga huazimi që ishte te Drenica, Prishtinës do t’i kthehet mesfushori i krahut, Kreshnik Lushtaku.

Futbollisti ishte i huazuar te klubi skenderajas nga Prishtina, derisa me mbarimin e kampionatit atij i përfundon edhe huazimi te skuadra nga ”Bajram Aliu”, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëjtë ka ngjarë edhe me Dren Gashin që ishte i huazuar te Drita dhe i njëjti do t’i kthehet Prishtinës.