Gjilani konfirmon largimin e dy futbollistëve

Pas Ilir Blakçorit, Gjilani ka njoftuar se nuk kanë vazhduar bashkëpunimin me dy mesfushorët, Egzon Shabanin dhe Arbios Thaçin.

Sekretari i klubit, Granit Mustafa ka pohuar se me futbollistët nuk kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin dhe janë ndarë miqësisht, teksa ndaj tyre janë kryer të gjitha obligimet, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndryshe, ai ka njoftuar se klubi është në bisedime me disa futbollistë dhe shumë shpejt priten transferime.