Dështon me të madhe teknologjia, ky karton i kuq është qesharak (VIDEO)

Teknologjia më e re në futboll për t’i ndihmuar gjyqtarët ka dështuar me të madhe në Kupën e Botës për Kombëtaret U20.

Në ndeshjen mes Italisë dhe Zambisë ndodhi e papritura që gjyqtari edhe me teknologjinë e re të bëjë gafën e vitit.

Ai e ndëshkoi pa pikë faji mbrojtësin anësor të Kombëtares së Italisë, Guiseppe Pezzella në minutën e 43-të. Pas një aksioni futbollisti i Zambisë u mendua se u prek nga mbrojtësi italian, e në fakt ai nuk pati as edhe një kontakt me të. Por, pas marrëveshjes me gjyqtarët që ishin duke shikuar sistemin e përsëritjeve “kuptuan” se ky rast ishte për t’u ndëshkuar.

Vlen të përmendet se në fund Italia u kualifikua në gjysmëfinale duke mposhtur me rezultat 3-2 pas vazhdimeve.

Shikoni videon dhe mësojeni arsyen e këtij kartoni të kuq: