Bunjaku: Ky fakt është shumë i keq për Kosovën

Albert Bunjaku e ka përmendur edhe një herë faktin negativ të miqësoreve.

Sipas tij, mos-zhvillimi i ndeshjeve testuese është shqetësues për ekipin.

“Është shumë vështirë për ne që nuk po luajmë miqësore. Turqia ka luajtur vazhdimisht dhe ka bërë përgatitje të jashtëzakonshme. Ne e dimë vështirësinë, e dimë çfarë na pret”, deklaroi Bunjaku, përcjellë lajmi.net.

“Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne jemi në ngritje. Pavarësisht me kë luajmë, ne dimë të krijojmë raste, të krijojmë aksione dhe të bëjmë lojë të organizuar”, shtoi ai.