Zbulohen formacionet: Juventus-Real Madrid. Zidane ndryshon skemën

Të shtunën më 3 qershor Juventusi dhe Real Madridi do të përballen në Cardif në finalen e madhe të Champions Leagues.

“Zonja e Vjetër” kërkon ta fitojë këtë trofe për herë të parë pas vitit 1996, ndërsa Real Madrid dëshiron të shkruajë histori duke triumfuar dy herë me radhë në këtë kompeticion, transmeton Syri.net.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Zidane nuk do të ketë në dispozicion Balen dhe për këtë ka bërë një ndryshim në skemën taktike duke zhvendosur Ronaldon në krahun e djathtë, Benzeman në të djathtë ndërsa pas tyre vjen Isco.

Kujtojmë që kjo skemë e Zidanes është e njëjtë me atë të gjysmëfinales kundër Atletico Madridit.

 

ImageImage