“Tigrat” e Pozheranit pritet ta vërshojnë Mitrovicën me 10 autobusë

Ndeshja e barazhit përballë Ferizajt do të jetë historike për skuadrën e Vllaznisë nga Pozherani që kërkon inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.

Tashmë është caktuar 3 Qershori si data kur do të zhvillohet ajo ndeshje, ndërkohë me të marrë lajmin tifozëria e zjarrtë nga Pozherani “Tigrat” kanë filluar mobilizimin, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes faqes zyrtare kanë deklaruar se do të jenë 10 autobusë në dispozicion për të marshuar drejt Mitrovicës në përkrahje të skuadrës së tyre të zemrës.

/Gazeta Sheshi/