Hajvalia regjistron një sukses të madh

Skuadra e femrave e Hajvalisë sot ka ngritur trofeun e titullit të kampionit. Në një ambient dukshëm më të zebehtë në krahasim me edicionin e kaluar, vashat e drejtuara nga trajneri Emin Bajrami kurorëzuan një edicion fantastik në elitën e futbollit femëror, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këtë rast, Hajvalia edhe edicionin e ri do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve.

Kjo skuadër është edhe në finale të DigitAlb Kupës.