Statistikat zyrtare nga derbi Gjilani – Drita

Tashmë gjithçka është bërë gati për derbin e shumëpritur ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i cili do të zhvillohet nesër nga ora 17:00.

Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm si gjithnjë.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com ka përpunuar statistikat nga përballjet e pasluftës të këtyre dy skuadrave rivale.

Gjithsejt, Gjilani dhe Drita janë takuar 22 herë. Bilanci i fitoreve është i njëjtë, nga 8 sosh, kurse sfidat ndërmjet këtyre dy ekipeve 6 herë kanë përfunduar pa fitues.

Megjithatë, Drita ka goldallim më të mirë, pasi ka shënuar 26 herë, kurse ka pësuar 20 (3 prej tyre me rezultat zyrtar).

Rezultati 0:0 dhe 3:0 ka qenë më i shpeshti, nga 4 herë.

Këto janë rezultatet që nga paslufta 

  • 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
  • 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
  • 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
  • 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
  • 2003/04: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani bojkotoi Superligën;
  • 2004/05: nuk u luajt derbi pasiqë Gjilani ishte në ligen e dytë;
  • 2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligën e dytë;
  • 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
  • 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
  • 2009/10: nuk u luajt derbi pasiqë Drita luajti në ligen e dytë;
  • 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
  • 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…

2012/13, 2013/14 dhe 2014/15 nuk u luajt derbi pasiqe Gjilani luajti ne ligen e dyte;

2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1

2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita?

Statistikat e 22 derbive kampional të pasluftës

  • Drita: 8 fitore
  • Gjilani: 8 fitore
  • Barazime: 6 ndeshje

Goldallimi:

Drita: 26 gola të shënuara

Gjilani: 20 gola të shënuara (3 prej tyre me rezultat zyrtar)

Rezultati me i perseritur: 3:0 (Gjithsej kater here, Drita dy fitore, Gjilani dy fitore) dhe 0:0 gjithashtu katër herë.