Prishtina “shkel” Bashkimin në ndeshjen e tretë finale

KB Prishtina ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e tretë finale ndaj Bashkimit.

Në një atmosferë fantastike të krijuar nga të tifogrupet e të dyja ekipeve, vendasit shënuan fitore me rezultat të thellë 81-65.

Tani rezultati i përgjithshëm është 2 me 1 në të mirë të Prishtinës, dhe i duhet vetëm edhe nëj fitore për t’u shpallur kampion.