Liria shpall konkurs për pranimin e futbollisteve

Liria ka shpallur konkurs për regjistrimin e vajzave që do të jenë nën ombrellë të klubit.

Sipas klubit prizrenas, të interesuarat duhet të jenë të moshës së viteve: 2002, 2001, 2000, 1999 dhe 1998. Konkursi do të jetë i hapur nga data 20 maj 2017 deri më 10 qershor 2017.

Regjsitrimi bëhet në lokalet e administratës së klubit, çdo ditë pune nga ora 10-16. Poqese, arrihet numri i nevojshëm i vajzave të regjsitruara, KFF ‘Liria’, do të merrë pjesë në garat zyrtare të Ligës së femrave të organizuara nga FFK-ja, për edicionin 2017/2018.