Këta janë futbollistët që kanë luajtur në dy taboret, Gjilanin dhe Dritën

Të paktë janë futbollistët aktualë të Gjilanit dhe Dritës që kanë djersitur fanellën e të dy ekipeve. Megjithatë, ka prej tyre.

Nesër Gjilani do të ndeshet me rivalin e qytetit, Dritën, derisa numërohen tre futbollistë që kanë shijuar fanellat e të dy skuadrave. Ndërsa, është edhe një trajner.

’Tekniku’ aktual i Gjilanit, Arbnor Morina dikur kishte drejtuar edhe Dritën, teksa kapiteni, Ylber Kastrati kishte luajtur për këtë ekip, shkruan Gazetasheshi.com.

Nga Drita, fanellën e Gjilanit e kishin djersitur Armend Kastrati dhe Alban Rexhepi.