Ibra tregon misterin pse zhduki nga trupi të gjitha tatuazhet

Zlatan Ibrahimovic i bëri të gjithë konfuz, kur ai hoqi fanellën e tij pas shënimit të golit ndaj Caen në shkurt të vitit 2015.

Suedezi shfaqte trupin e tij të mbuluar me tatuazhe, krahët, gjoksin dhe shumë pjesa tjera të trupit, të mbuluara me fjalë dhe forma të ndryshme të artit.

Por kur sulmuesi postoi një video të tij pa tatuazhe, të gjithë ngritën vetullat dhe mbeten të shtangur.

Për të kaluar nëpër të gjitha përpjekjet për të hequr tatuazhet do të kishte qenë një proces i vështirë, e lëre më e dhimbshme.

Por tani zbulohet e vërteta e kësaj çështje. Tatuazhet ishin të përkohshme dhe kishte një motiv pozitiv nga Ibra.

“Kam pasur 15 tatuazhe të lëvizshme në trupin tim” shpjegoi ai . ” Ata janë emrat e njerëzve të vërtetë që vuajnë nga ura në botë” .

“Ato tatuazhe nuk janë më, por ata njerëzit janë ende në zemrën time. Ju mund t’i shihni ata nëpërmjet meje” .