Futbollisti i Dritës: Do ta japim shpirtin në fushë

Nesër prej orës 17:00 luhet derbi i madh ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Pavarësisht rrethanave, fitorja në këtë derbi mbetet e padiskutueshme për të dy skuadrat.

Tani, futbollistët kanë filluar të mendojnë seriozisht për qasjen në këtë super-sfidë.

Mesfushori i Dritës, Nderim Nexhpi ka thënë se do ta japin shpirtin në fushë.

“Nesër japim shpirtin në fushë për të fituar derbin, nga i pari te i fundit”, ka shkruar Nderim Nexhipi në rrjetin social, Facebook, transmeton Gazetasheshi.com.

Dueli i fundit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës kishte përfunduar 1:1.