Diçka e papritur u ndodh futbollistëve të Gjilanit

Helmimi para ndeshjes derbi me Dritën si duket është bërë ‘modë’ për futbollistët e Gjilanit.

Në derbin e fundit, disa lojtarë të Gjilanit rrezikuan duelin me Dritën për shkak të helmimit.

Ndërkohë, situatë e njëjtë, mbase pak më e lehtë, por që ka të bëjë me helmim është aktuale edhe tani.

Është trajneri, Arbnor Morina, i cili ka pohuar se ka futbollistë të helmuar.

“Kemi të lënduar dhe për qudi të helmuar, por kushdo që do të luajë do të jep maksimumin”, është shprehur Morina, pa dashur të zbulojë emra.

Gjithsesi, mbetet të shihet formacioni me të cilin do të startojë Gjilani për t’u zbuluar më pas futbollistët që nuk kanë mundur të paraqiten nëse do të ketë të tillë.