Derbi i pestë i Nuzës, kush ka bilanc më të mirë?

Genc Nuza është deleguar për të gjykuar derbin e madh të futbollit kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Për gjyqtarin e FIFA-s, kjo është hera e pestë që do t’i bie bilbilit në këtë ballafaqim.

Por, cili është bilanci i rivalëve gjilanas në ndeshjet e gjykuara nga Nuza?

Gjilani ka dalë më mirë, pasi ka dy fitore karshi një të Dritës. Ndërkohë, sfida e fundit ka dal baras, shkruan Gazetasheshi.com.

Nuza do të jetë i ndihmuar nga asistentët e FIFA-s, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, teksa gjyqtar i katërt është Leutrim Mustafa.

Bilanci i ndeshjeve Gjilani – Drita me Nuzën gjyqtar

Drita – Gjilani     0:3

Gjilani – Drita     0:2

Drita – Gjilani     0:1

Gjilani – Drita     1:1

Gjilani – Drita     ?