SPECIALE: Ku gaboi Feronikeli që nuk arriti të mbronte titullin kampion?!

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, ky ndoshta mund të jetë titulli më i mirë për të përshkruar historinë e Feronikelit si një roman pothuajse i ngjajshëm nga ai që kishte botuar Dritëro Agolli shumë vite më parë.

Të mbijetuar nga një ndeshje e vështirë përballë Gjilanit në barazhin e 3 qershorit të vitit 2014, skuadra nga Drenasi shumë shpejtë do të ngritej në piadestalin më të lartë të futbollit kosovar duke shkruar historinë.

Në dy sezonet vijuese Feronikeli do të triumfonte në kampionatin elitar të Kosovës dhe njëherit do triumfonte edhe në Kupën e Kosovës, duke dëshmuar kështu dominimin apsolut në futbollin kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

feronikeli
Pavarësisht zëvendësimit të trajnerit Gani Sejdiu me Afrim Tovërlanin “vitrinat” në stadiumin “Rexhep Rexhepi” vetëm vazhdonin të mbusheshin me palmare.

Skuadra nga Drenasi shpejtë filloi të organizohej edhe për të dalë në arenën ndërkombëtare. Feronikeli u bë skuadra e parë në futbollin kosovar që nënshkruan kontratë profesionale me një kompani veshjes siç ishte marka “LIG” nga Turqia. Infrastrukturës filloi të përmisohej dukshëm edhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, por që nuk doli të jetë e mjaftueshme për të luajtur në Europë, ashtu siç nuk dolën të jenë as dokumentacionet e dorëzuara për licensim.

Sytë nga Kosova, mendjen nga Europa

Pavarësisht gjithë këtyre peripecive skuadra Feronikeli vazhdoi me organizim e mrekullueshëm dhe u bë gati për një sezonë si asnjëherë më parë. Skuadra nga Drenasi u përforcua me disa futbollistë të njohur, derisa kishte vendosur të vazhdonte bashkëpunim me trajnerin Afrim Tovërlani edhe për një sezonë.

Përveç aspektit sportiv “Nikli” u avancua edhe në aspektin e marketingut dhe komunikimit, madje edhe duke hapur kanal zyrtar në youtube që shumë shpejtë pritej të bëhej medium, përcjellë Gazetasheshi.com.

kf feronikeliFillimi i kampionatit…

Sezoni filloi si mos më keq për kampionët në fuqi. Në dy ndeshjet e para ata u mposhtën minimalisht nga Besa dhe Gjilani duke marrë kështu një mesazh të fortë që ky edicion mund të sjellë shumë surpriza.

Kur gjërat po shkonin drejt binareve të duhura fundi i stinorit vjeshtor ishte i kobshëm për drenicasit. Në pesë takimet e fundit humbasin plotë 9 pikë dhe kështu bëjnë një tjetër hap falso drejt mbrojtjes së titullit.

Si përfundim faza e parë e kampionatit ishte determinuese që Feronikeli të ngecte në garën për titullin kampion. 18 pikë të humbura për 17 javë është tepër për një skuadër që pretendon kurorën e më të mirit. Në total “Nikli” humbi 1,1 pikë për ndeshje.

Ja ku ndaloi Feronikeli në fazën e parë të kampionatit:

Java 1: Feronikeli 1-2 Besa
Java 2: Gjilani 2-1 Feronikeli
Java 6: Feronikeli 0-1 Prishtina
Java 12: Besa 1-1 Feronikeli
Java 14: Trepça ’89 0-0 Feronikeli
Java 15: Ferizaj 2-0 Feronikeli
Java 17: Prishtina 0-0 Feronikeli

Faza e dytë

Duke marrë parasysh një stinor tejet të ftohtë vjeshte, Feronikeli nisi të bëhej gati për një pranverë të nxehtë. Ardhjet e Faton Malokut nga Gjilani, Labinot Osmanit nga Prishtina dhe Yll Hoxhës nga Vllaznia e Shkodrës ishin sinjali më i mirë se kjo skuadër kërkon “luftë” për gjithçka në pranverë.

yll-hoxha-presentation-feronikeli-dec2016-2Kampionët do të udhëtonin drejt Antalias të Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore, duke zhvilluar kështu disa duele miqësore me kundërshtarë mjaft të fortë. Atje u bashkua edhe sulmuesi 20 vjeçar nga Monrovia e Liberisë, Abu Kamara.

Kthimi nga Antalia do të bëhej me shumë bujë dhe shpresë se Feronikeli do të rikthehej më i fortë se kurrë më parë.

‘Goditja’ e parë do të vinte nga skuadra e Llapit që eleminoi “Tigrat e Zi” nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës.

Ngritja e flamurit të bardhë dhe ndarja me Tovërlanin

Tani fitimi i titullit kampion do të ishte “mision” i rradhës për “Niklin” që kësaj rradhe dorëzohet brenda fortesës “Rexhep Rexhepi”.

Disfata në xhiron e 23-të nga fqinjët e Drenicës (1-3) dhe barazimi në javën e 25-të pa gola ndaj Dritës (0-0) ishin një goditje fatale për skuadrën e Afrim Tovërlanit.

Fotografia e KF Feronikeli
“Toki” do të firmoste ‘kapitullimin’ në Gjilan, me ç’rast mposhtet nga bardh e kuqtë e Arbnor Morinës (1-0) dhe përfundimisht shuan shpresat se mund të mbrojë titullin kampion, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këtë rast Feronikeli dhe Tovërlani ndajnë rrugët, ndërkohë që Ramiz Dervishi do përkujdeses që skuadra të paktën të siguronte pozitën e dytë.

Pavarësisht startit të mirë edhe Dervishi e kuptoi se ky sezon ishte ‘ters’ për Feronikelin. Fillimisht erdhi disfata në udhëtim ndaj Llapit (2-0), e më pas humbja në shtëpi nga Prishtina (1-2).

Nderi i “Niklit”

Tani i vetmi ‘mision’ i mbetur nëse mund ta quajmë kështu mbetet fitorja në javën e fundit ndaj kampionit të ri Trepça ’89 që do të shërbejë si ‘trofeu’ i vetëm që ka fituar këtë sezonë, pasi që mbetet ekipi i vetëm që nuk është mposhtur këtë vit nga “minatorët”.

Ja ku ndaloi Feronikeli në fazën e dytë të kampionatit:

Java 23: Feronikeli 1-3 Drenica
Java 25: Feronikeli 0-0 Drita
Java 28: Gjilani 1-0 Feronikeli
Java 30: Llapi 2-0 Feronikeli
Java 31: Feronikeli 1-2 Prishtina

14 pikë të humbura në 15 javë pranvere janë tepër, duke patur parasysh se nuk kishin as edhe një pikë në dispozicion në margjinën e gabimeve.

Tashmë edhe kur ndodhen zyrtarisht jashtë Europës, e vetmja shpresë për të shpëtuar sezonin e dështuar Feronikelit i mbetet shtëpia më e madhe e futbollit në Europë “UEFA”, në të cilën shpresojnë që skuadrës së Trepçës ’89 dhe Llapit ti merret licensa për të luajtur në Europë dhe kështu tu hapen dyert drejt një horizonti të ri dhe të aq shumë kërkuar.

Por, a është kjo rruga të cilën e kishte kërkuar Feronikeli, apo është gjendur këtu rastësisht dhe tani kërkon daljen?!

Pjesa e këtij “romani” vazhdon…

/Gazeta Sheshi/