Gjilani zhvillon seancën e fundit stërvitore para derbit ndaj Dritës

Skuadra e Gjilanit ka zhvilluar seacën e fundit stërvitore para duelit derbi ndaj rivalit lokal Drita.

Kuq e bardhët që drejtohen nga Arbnor Morina priten të jenë të gatshëm për një tjetër betejë të rradhës, e cila për më tepër do të tregojë se kujt do ti takojë qyteti këtë vit, shkruan Gazetasheshi.com.

Duelin e parë të këtij sezoni e kishte fituar Gjilani me rezultat minimal 1-0, ndërkohë dueli tjetër kishte përfunduar me shifra të barabarta 1-1.

/Gazeta Sheshi/