Genc Nuza gjykon derbin Gjilani – Drita

Genc Nuzës i është besuar “bilbili” kryesor për të gjykuar ndeshjen derbi të kësaj jave ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, përcjellë Gazetasheshi.com.

Nuza do jetë i shoqëruar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë që Leutrim Mustafa pritet të jetë gjyqtari i katërt në këtë takim.

Ky do të jetë dueli i tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave të cilin do ta gjykojë Nuza.

/Gazeta Sheshi/