Derbi lamtumirës, Artan Latifi po numëron së prapthi

Derbi i së shtunës ndaj Gjilanit do të jetë u fundit për Artan Latifin e Dritës.

Ai ka vendosur të pensionohet pas këtij sezoni.

Latifi ka kujtuar shumë gjera me emocione.

“Nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetë të pres derbin me këto emocione sikurse tani. Kam filluar t’i numëroj orët së prapthi. Momentet e fundit në fushë do të më bëjnë ta kujtoj secilën sekuencë të rëndësishme në karrieren time. Interesant është fakti që jam lojtari i fundit i mbetur nga periudha e lavdishme e Selami Osmanit-Bezit, jam krenar që po e përjetoj edhe fillimin e epokës së Valon Murselit. Falenderoj Intelektualët që më përprahën gjithmonë dhe që i japin kuptim klubit Drita. Uroj që derbin t’a fitojmë për hirë të tifozëve që nuk na braktisën kurrë. Jam i sigurt që sezonin e ardhshëm klubi do të paraqitet ndryshe. Përjetësisht mirënjohës! Lamtumirë!”, ka shkruar Latifi në facebook.