Arrihet marrëveshja, kinezët investojnë te 89-shi

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka bërë një hap të madh për stinorin e ri.

‘Minatorët’, kanë arritur marrëveshje me një biznesmen kinez që pritet të investojë në skuadrën mitrovicase.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Trepçës ’89 në rrjetin sociale Facebook.

89-shi ka informuar adhuruesit e saj se marrëveshja me fondacionin e Mr Ly është arritur dhe investitorët kinez do të investojnë në klubin bardh e gjelbër.