Otto John – Pero Pejic, kush e ka pritur këtë (FOTO)

Sulmuesi i Trepçës ’89, John Otto John dhe ai Kukësit, Pero Pejic janë duke lënë gjurmë në kampionatet e tyre.

Që të dy futbollistët janë shënuesit më të mirë të Ligave përkatëse, Vala Superligës dhe Kategorisë Superiore.

John ka realizuar 26 gola sa edhe Pejic me ekipin e tij. Mirëpo, sulmuesi i 89-isht këtë shifër e ka arritur në 31 ndeshje, kurse ai i Kukësit në 33, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, kjo nuk është e përbashkëta e vetme e këtyre dy shtatëlartëve. Me golat e John, Trepça ’89 u shpall kampione tri xhiro para fundit të kampionatit, kurse me golat e Pejic, Kukësi është afër të dalë po ashtu kampion dy javë para fundit të Superiores.

John Otto John

Pero PejicImage result for pero pejic kukesi