Kjo është bashkëshortja 64 vjeçe e presidentit të Francës 39 vjeç (Foto)

Brigitte Trogneux është bashkëshortja e presidentit të ri të Francës, Emanuel Macron, i cili dje mori detyrën e të pari të vendit.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Macron i cili është presidenti më i ri i Francës ndonjëherë, ishte i pranishëm në ceremoni bashkë me gruan, shkruan lajmi.net.

Mediet përcollën në çdo hap ceremoninë e marrjes së detyrës së tij dhe në fokus kishin gruan e tij.

Presidenti 39-vjeç është i martuar me Brigitt Trogneux 64-vjeçe e cila më parë ka qenë mësuesja e tij.

Zonja e parë e Francës ishte veshur me veshje të markës Luis Vuitton, me ngjyrë blu të lehtë, njësoj siç kishte bërë Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump gjatë ceremonisë së inaugurimi  të Presidentit Trump.