Fillon revolucioni: Luhet ndeshja e parë me rregulla të reja të ekzekutimit të penalltive (VIDEO)

UEFA ka testuar për herë të parë sistemin e ri të ekzekutimit të penalltive.

Në ndeshjet e Evropianit U17 për djem dhe vajza, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, për herë të parë ka përdorur sistemin e ri të penalltive, i njohur si (AB, BA), dhe ky sistem do të aplikohet në ato ndeshje ku koha e rregullt dhe ajo shtesë do të përfundojë barazim.

Me këtë sistem, ekipi që gjuan penalltinë e dytë, do ta gjuaj menjëherë të tretën.

Kjo është bërë pasi stadiumet e UEFA kanë treguar se skuadra që gjuan e para penalltinë, ka mundësi prej 60 për qind për të fituar, dhe kjo sipas tyre është një avantazh i padrejtë.

Deri te ky rezultat, UEFA ka ardhur pas analizimit të 1000 ndeshjeve që nga viti 1970 deri në vitin 2013.

“Hulumtimet kanë treguar se presioni për lojtarët që i gjuajnë penalltitë e më vonshme është gjithmonë në rritje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Me sistemin e ri, penalltinë e parë do ta gjuaj ekipi A, ndërsa të dytën dhe të tretën ekipi B,për t’i ekzekutuar dy të radhët prapë ekipi A, me një sistem  (AB-BA-AB-BA-AB).

Kjo mënyrë e ekzekutimit të penalltive, është aplikuar në ndeshjen mes kombëtarëve të femrave të Gjermanisë dhe Norvegjisë.