Festa e veçantë e futbollistëve të Vëllaznimit pas rikthimit në Superligë (VIDEO)

Vëllaznimi është rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas dy sezonave të kaluara në Ligën e Parë. Gjakovarët falë fitores ndaj Dukagjinit në shtëpi edhe matematikisht e kanë siguruar inkuadrimin në Superligë, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollistët dhe stafi i kësaj skuadre kanë festuar gjatë në dhomat e zhveshjes, derisa kanë rikujtuar vuajtjet dhe sakrificat gjatë këtij edicioni.

Ata kanë patur edhe një dedikim special për futbollistin Drilon Nuza i cili e kishte thyer këmbën në duel me skuadrën e Flamurtarit.

Shiko këtu: https://web.facebook.com/fcvellaznimi1927/videos/1505680932817762/

/Gazeta Sheshi/