Mbahet turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot organizohet turneu memorial ndërkombëtar në boks “Agim Rashiti”.

Në këtë turne memorial të boksit pritet të marrin pjesë boksierët nga Shqipëria, Çekia, Mali i Zi, Maqedonia, Sanxhaku dhe Kosova.

Matja zyrtare bëhet nga ora 12 deri në orën 13. Ndërsa duelet fillojnë në ora 17:00, në palestrën sportive “Bashkim Selishta-Petriti”..

Gjyqtarë do të jenë Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, Granit Qorri. Kurse, delegat Sylejman Voca.

Për më të mirët e këtij turneu memorial, parashihen kupa dhe mirënjohje.