Përforcimi i madh largohet nga Barcelona, transferohet në Real Madrid? (FOTO)

Andre Gomes, mesfushori i Barcelonës, i është ofruar Real Madridit.

Përforcimi i verës së shkuar i gjigantit katalan nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Camp Nou.

“Don Balon” shkruan se menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, ia ka ofruar Real Madridit Gomesin, i cili në verë u transferua në Barcelonë për 35 milionë euro nga Valencia.

Gomes spekulohet se kërkohet edhe nga Juventus.