Ky ishte shkaktari që i pamundësoi licencimin Lirisë

Lirisë i është refuzuar kërkesa për licencim për arenën ndërkombëtare. Prizrenasit i kishin shkuar deri në fund këtij proceci, por përgjigja e Komisionit për Licencim ishte negative, shkruan Gazetasheshi.com.

Zyrtari për këtë çështje i FFK-së, Bajram Shala ka treguar shkaktarin që ia ka pamundësuar licencimin Lirisë.

“Liria sipas vendimit të Komisionit nuk e ka pasur të plotë dokumentacionin për kriterin financiar”, ka deklaruar Shala.

Përgjigje negative i është dhënë edhe Besës, ndonëse pejanët ishin dorëzuar para kohe, pasi nuk kishin dorëzuar dokumentacionin për tri kritere.

Megjithatë, Shala ua ka përkujtuar klubeve se në afatin prej pesë ditësh mund të dërgojnë ankesë me shkrim, e cila do të shqyrtohet nga Komisioni.