Kika e Hogoshtit feston si ’89-shi (FOTO)

Festimi me dylbi tashmë bërë modë në futbollin kosovar. Pas Trepçës ’89 në Superligë është skuadra e Kikës nga Hoshti që e ka bërë një festim të tillë. Bardh e kaltërit mposhtën ekipin e Bashkimit nga Gjilani në udhëtim me shifra bindës 0-5, me golat e realizuar nga Latifaj, Dermaku, Hoti, Sermaxhaj dhe Leka, raporton Gazetasheshi.com.

Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët e Kikës improvizuan dylbitë, duke shikuar rivalët me të cilët tashmë i kanë tejkaluar në tabelë.

17991802_1289692477792686_8719312873700087024_n
Aktualisht Kika ka 57 pikë në pozitën e dytë dhe Dardana me 55 që mbetet në pozitën e tretë. Ndërkohë në garë për pozitën e dytë është inkuadruar edhe Lepenci që falë fitores në udhëtim ndaj Minatorit ngritet në kuotën e 55 pikëve.

/Gazeta Sheshi/