Pogba në Man Utd, ‘bombë’ nga FIFA (FOTO)

FIFA do ta hetojë transferimin e mesfushorit Paul Pogba nga Juventus në Manchester United.

FIFA do ta hetojë transferimin rekord të Paul Pogbas në Manchester United.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka kërkuar detaje të pagesave, raportojnë mediat evropiane.

Menaxheri i Pogbas, Mino Raiola thuhet se ka marrë 41.39 milionë funte komision për transferimin e Pogbas në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Pogba iu bashkua Manchester Unitedit nga Juventus në verën e vitit të kaluar për rekord 105 milionë euro.