Fitoi titullin, Ramadani emocioues me deklaratën e tij

Trepça ’89 është shpallur kampione e Kosovës për herë të parë në histori të klubit. Merita të mëdha në këtë aspekt ka trajneri shqiptar nga Maqedonia, Zekirija Ramadani, i cili shprehet tejet i emocionuar.

“Shumë i emocionuar. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre, jam krenar që jam trajner i këtyre luanëve. Merita është e të gjithëve, deri tek ekonomi i skuadrës. Por merita më e madhe është e futbollsitëve. I uroj edhe zyrtarisht presidentit të klubit për titullin e parë historik”, deklaroi Ramadani, transmeton Gazetasheshi.com.