Vala Superliga vjen me tri ndeshje shumë interesante sot

Sot zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 29 të Vala Superligës.

Vëmendja do të jetë te barazhi, ku zhvillohen dy “finale”.

Liria pret Dritën në Prizren, ndërsa Ferizaj i bën konak Trepçës.

Ndërkohë, në Kastriot takohen Prishtina dhe Llapi.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.

Sot
Liria – Drita
Ferizaj – Trepça
Prishtina – Llapi