Eurogol nga Xhaka, Arsenali mposhti Manchesterin

Arsenal është rikthyer fuqishëm në garë për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. 

Gunners kanë arritur të mposhtin 2:0 Manchester Unitedin, në derbin e xhiros së 36-të.

Të dy golat vendasit i shënuan në pjesën e dytë, brenda një intervali prej tre minutash.

Granit Xhaka në minutën e 54’ me një goditje të fortë, shënon për 1:0.

Tre minuta më vonë, sulmuesi Welbeck gjendet mirë në zonë, duke shënuar me kokë për 2:0.

Pas kësaj fitore Arsenali me 63 pikë renditet në vendin e gjashtë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Southampton.