Real Madrid dhe Adidas nënshkruajnë një kontratë stratosferike që po çmend Europën

Real Madrid duket se do të vazhdojë me markën e njohur të veshjeve “Adidas” edhe për shumë vite të tjera. Me këtë rast mbretërit do të arrijnë të përfitojnë mbi 1 miliard euro, ka raportuar sot “Football Leaks”, përcjellë www.gazetasheshi.com.

Sipas marrëveshjes, Real Madridi do të përfitoje 70 milion euro në vit + 22.5% të profitit nga shitjet e produkteve të ADIDAS.

Kjo nënkupton që Real Madridi do të përfitoje një shumë fikse vjetore prej 70 milion eurosh + një shumë prej rreth 30 milion eurosh nga shitjet e produkteve.