Imami shpërthen pas humbjes, konfirmon problemet te Besa

Humbja prej 4:1 e Besës ndaj Feronikelit është pasqyrë e problemeve jo të pakta te Besa. Është vet trajneri, Astrit Imami që pas duelit ka theksuar se problemet jashtë fushës kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të takimit.

“Ne nuk guxojmë të bëjmë paraqitje të tilla. Është për çdo kritikë kjo lojë e jona. Problemet që i kemi jashtë fushës po reflektohen edhe në lojë, megjithëse lojtarët janë profesionistë dhe duhet të sillen si të tillë. Besa nuk guxon t’i pranojë katër gola në ndeshje”, ka theksuar Imami, transmeton Gazetasheshi.com.

Besa duelin e radhës e luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89.