Real apo Barcelona? Ku dëshiron transferimin Mbappe?

Mediat spanjolle theksojnë se Kylian Mbappe dëshiron transferimin te gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Adoleshenti francez ka çmendur gjithë botën me cilësitë e tij të treguara këtë sezon me Monacon, ku në sezonin e tij të parë ka shënuar më shumë se 20 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, sipas gazetës spanjoll “Marca”, tinejxheri i Monacos dëshiron të punojë nën urdhrat e Zinedine Zidanet te Real Madridi.

18-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje në Manchester United, por ka vendosur shikimin e tij në një lëvizje në La Liga.

Megjithatë, çdo veprim do të kushtonte 100 milionë euro për shkak të kërkesës për Mbappe pas sezonit të tij të pabesueshëm në Francë dhe Ligë të Kampionëve.