Neymar e dëshiron këtë trajner në Barcelonë (FOTO)

Luis Enrique ka kohë që ka konfirmuar se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe favoriti për të zënë vendin e tij është trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, raporton “Metro”, transmeton Gazeta Express.

Por, nga Spanja raportohet se Neymari preferon si trajner Carlos Unzue, i cili tani është asistent i Luis Enrique dhe e njeh shumë mirë Barcelonën.

Unzue, i cili ka bërë 220 paraqitje për Sevillan, ka qenë trajner i portierëve te Barcelona në kohën e Frank Rijkaardit dhe mbajti pozitën e tij edhe pas promovimit të Pep Guardiolas në ekipin e parë.

Unzue ka menaxhuar vetëm në Segunda Division, Numancian dhe u largua pas një sezoni, për t’u rikthyer te Barcelona.

50 vjeçari gjithashtu është emëruar edhe trajner i Racing Santander, por u largua pa e udhëhequr në asnjë ndeshje të vetme.