Dënim i rëndë për Liridon Lecin nga FFK

Liridon Leci, futbollistë i skuadrës së Prishtinës është pezulluar pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.05.2017 (ditë e mërkurë, ora 13,00), përcjellë www.gazetasheshi.com.

Leci është pezulluar pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes dhe personi për siguri nga klubi i futbollit “Besa“ nga Peja, z. Naim Xhikolli lidhur me rastin. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1).