Njihuni me 10 misteret e diktatorit të Koresë, Kim Jong

Kim jong, është një nga figurat më enigmatike në botë, por jeta e tij e mëparshme në universitet na zbulon më shumë për diktatorin e Koresë së Veriut.

Kur ishte më i ri ishte dërguar për shkollim në Zvicër, dhe shokët e tij të universitetit na tregojnë disa detaje për Kim Jong, liderin e shtetit më të izoluar në botë.

Adhuron Air Jordan

Si fëmijë ndoshta kurrë nuk ka ëndërruar se një ditë do të jetë mik i legjendës së NBA-së, Dennis Rodman, por si adoleshent ishte i fiksuar me basketbollin, sidomos me ekipin Chicago Bulls dhe dhomën e kishte me foto të ekipit e pranë mbante gjithmonë atletet Air Jordan.

Kishte pseudonim

Meqë në shkollë nuk donte të njihej si djalë i diktatorit, u lajmërua si Pak Un, ndërsa thoshte se është fëmija i një punëtori të Ambasadës së Koresë së Veriut në Bernë.

Kishte suitën e tij

Në Zvicër bënte jetë të mirë. Në çdo çast kishte koreanoveriorët që punonin për të si shërbëtorë, si asistentë e truproje. Dy nga shërbëtorët xhironin çdo ndeshje të tij të basketbollit. Shokët çuditeshin e mendonin se kjo është një traditë e tyre.

Fliste shumë

Edhe pse familja e tij e bënte të pamundurën ta mbante të fshehur identitetin e tij, ai fliste shumë dhe disa herë tregoi kush ishte. Kur një ditë këtë ia tha mikut Joao Micael, ai nuk e besoi.

Si duronte makaronat e ftohta

I sipërpërmenduri Joao e vizitonte shpesh Kimin në suitën e tij në kuadër të Ambasadës së Koresë së Veriut. Ai tregon se si shpërtheu Kimi kur një herë kuzhinieri ia shërbeu makaronat e ftohta. “U habita, se rrallë sillej ashtu”, tha Joao.

I adhuronte “tutat”

Kimi donte të vishej rehatshëm, kështu që dollapi i tij ishte plotë “tuta” të firmës Nike.

Nuk ishte i kthjellët

Edhe pse ishte dy vjet më i vjetër se shokët e tij, për shkak të njohurive të dobëta të gjuhës gjermane rrallë merrte nota të mira. Gjatë vitit të parë të shkollimit ka munguar 75 ditë, e gjatë vitit e dytë 105 ditë, për çka ra nga të gjitha lëndët natyrore e nga tjerat mezi merr kaluese.

Nuk ngopej me djathë

Gjatë qëndrimit dyvjeçar në Zvicër, Kim kishte oreks të madh. E adhuronte djathin zviceran, për këtë arsye dërgon kuzhinierë në shkolla më të njohura kulinare në Evropë për të mësuar sekretet e prodhimit të djathit të mirë. Nga viti 2012 ka shtuar 40 kilogramë, veç për shkak të djathit.

Pëlqente filmat aksion

Kim nuk gjendej mirë në ambientet shoqërore, sidomos në prani të femrave, ndaj kalonte shumë kohë para televizorit. Kur nuk shikonte basket, shihte filmat aksion me Jacky Chan.

U zhduk

Atij i kishte mbetur edhe pak për ta përfunduar shkollën, kur më 2000 zhduket pa shpjegim nga universiteti. Shokët kanë menduar se është sëmurë e se do të kthehet, por kjo nuk ndodhi kurrë.