Berat Gjimshiti te skuadra e njohur e Serie A

Berat Gjimshiti nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar me sukses provën te Avellino, dhe është i gatshëm për të dhënë kontribut në Serie A.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë skuadra e Atalantas, e cila edhe zotëron kartonin e 24 vjeçarit.

Gjimshiti këtë edicion e ka kaluar në Serie B të Avellino, tek e cila skuadër ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke zhvilluar 34 ndeshje.